Tjetër familje shqiptare evakuohet nga Gaza
Një tjetër familje shqiptare është evakuuar nga Rripi i Gazës, njoftuan autoritetet e Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilgi Hasani, ka njoftuar se një çift dhe katër fëmijët e tyre tashmë gjenden në Egjipt dhe brenda 72 orësh do të nisen drejt Shqipërisë.
"Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t'i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji”, deklaroi ai në X.
Ai deklaroi operacioni për evakuimin e kësaj familjeje ishte sfidues, por u bë i mundur falë bashkëpunimit të diplomatëve shqiptarë me ministritë e Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Eiadi është vëllai i gruas që u evakuua më 13 nëntor nga Gaza së bashku me katër fëmijët e saj.