“Ti ma mirë mos t’kishe fol hiç”, “Çu bre ec”: Eskalon përplasja në komisionin e Mbrojtjes, Bekë Berisha i bërtet Salih Zybës
Ka eskaluar përplasja në Komisionin për Mbikëqyrjen e FSK-së, aty ku po raportonte ministri Ejup Maqedonci.
Përplasja nisi nga një deklaratë e deputetes Shqipe Selimi, e cila tha se opozita duket se po punon kundër Kosovës.
“Sa të zëshëm janë në propagandën anti-ushtri vetëm për ta dëmtuar qeverinë e kryeministrin Kurti. Këto janë propaganda thujse që po i dëgjon nga një shtet tjetër, e jo nga kolegë që duhet të jenë motivim përjuve dhe ushtarët. Kfilluni se ushtria sikur keni qenë ju, sikur kur jemi na, e kanë planin e veprimit të tyre. E kanë fondin e përcaktuar”, tha Selimi, raporton Nacionale.
Bekë Berisha i reagoi duke thënë “më mirë mos të kishe fol hiç”.
Pas kësaj, deputetët e pushteti e lëshuan mbledhjen. Aty foli pak deputeti tjetër Salih Zyba, që nuk është pjesë e komisionit.
“A mënoni që ky komision iu bën më shumë dëm, a iu ndihmon”, tha Zyba.
Këtu reagoi ashpër Bekë Berisha.
“Nale mikrofonin Sali, kur të jom unë këtu. Nale mikrofonin. Mos më hajde me këso porosi. Nale edhe këpute këtë punë. Sali mos hajde ma në këtë komision. Hajt”, tha Berisha.