“Ti e ke krahasu VV-në me Listën Serbe” – Visar Ymeri ia ‘përplas’ në emision Armend Mujës postimin e vitit 2016 - NACIONALE

“Ti e ke krahasu VV-në me Listën Serbe” – Visar Ymeri ia ‘përplas’ në emision Armend Mujës postimin e vitit 2016

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Visar Ymeri ka pasur debat të ashpër gjatë mbrëmjes së kaluar me deputetin e VV-së, Armend Muja.

Në një moment, Muja ia përmend Ymerit koalicionin e PSD-së me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, përgjigja e Visar Ymerit ishte absolutisht brutale. Ai ia kujtoi Mujës postimin e tij të vitit 2016 ku e krahasonte VV-në me Listën Serbe.

“9 janar 2016, Armend Muja: ‘Vetëvendosje dhe Lista Serbe paraqesin rrezikun më të madh për rendin kushtetues andaj nuk mund të jenë mbrojtës. Meqë ia nisi personale, e lexova sepse nuk e kam pas njet”, ka thënë Ymeri në Dukagjini.

“Në vitin 2016 poashtu, ke thënë që z.Thaçi e harroi kontributin e VV-së për president. Andaj mos më fol ti mu për kësi gjëra”, ka thënë Ymeri.

Muja më pas është munduar disi të arsyetohet:

Lajme të ngjashme