"Thjesht e pasaktë": BE-ja mohon fjalët e Kurtit se propozimi i tij ishte i vetmi në tavolinë - NACIONALE

"Thjesht e pasaktë": BE-ja mohon fjalët e Kurtit se propozimi i tij ishte i vetmi në tavolinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti pati shumë pretendime gjatë konferencës për media pas takimit me Vuçiqin, Borrellin e Llajçakun. Por, një prej tyre ishte më i rëndi: se kishte vetëm një propozim në tavolinë. Ky u hodh poshtë nga burime në BE.

Borrell kishte thënë se BE-ja e kishte dorëzuar propozimin e kompromisit që zbatimi të bëhej paralelisht.

Por, Kurti me të tijët janë shprehur se në fakt kishte pasur vetëm një propozim në tavolinë për sekuencim dhe ai kishte qenë i palës kosovare.

Sipas burimeve të BE-së pohimi i Kurtit është “thjesht i pasaktë”.

Kurti dje ka deklaruar që BE-ja e kishte përdorur një kushtëzim të vjetër të Serbisë të bërë gjashtë muaj më parë qëndrim të vetin.

Ky kushtëzim kishte të bënte me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të ngjashme