Thirrjet misterioze për protestë nga shqiptarët: Edhe Xhelal Sveçla kërkon të refuzohen - NACIONALE

Thirrjet misterioze për protestë nga shqiptarët: Edhe Xhelal Sveçla kërkon të refuzohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka kërkuar që thirrjet anonime për protestë në Jug të Mitrovicës të refuzohen.

Ministri ka thënë se kjo thirrje është përhapur nga persona me profile të dyshimta.

Njoftimi:

Qytetarë të dashur,

Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.

Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.

I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime.

Lajme të ngjashme