“Thikë pas shpine për Kosovën”: Ramabaja thotë se Ramës po i përputhen fjalët me Vuçiqin - NACIONALE

“Thikë pas shpine për Kosovën”: Ramabaja thotë se Ramës po i përputhen fjalët me Vuçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një shkrim relativisht të gjatë, në të cilin ka komentuar deklaratën e Edi Ramës, kryeministër i Kosovës, i cili kërkoi që KFOR-i të shtojë prezencën e tij në veri të Kosovës.

Në shkrimin e tij, Ramabaja theksoi se Ramës po i përputhen mendimet me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë.

“Nuk është e rastit pse ndërkohë bëhen publike këto deklarata në unison dhe pse kemi kështu përputhje dhe sinkron kërkesash të dyshes Rama-Vuçiq!

Në konferencë Rama askund asnjë fjalë nuk tha për thirrjen e ligjshme të kryeministrit të Koosëvs bërë në fjalimin e tij sot në Parlament që ju adresua ndërkombtëarëve dhe përgjithësisht aleatëve tanë që për agresionin e ushtruar nga Serbia më 24 shtator, ajo do të duhej që të sanksionohet ndërkombëtarësisht! Heshtje dhe anashkalim i plotë!” – shkroi ai.

Tutje, Ramabaja e cilësoi deklaratën e Ramës si “një lloj thike pas shpine për Republikën e Kosovës”.

“Thirrja e tij që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës dhe ajo për ngritjen e nivelit të dialogut në format të një konference ndërkombtëare, janë jo vetëm dy hapa mbrapa në raport me qëndrimin e tij të djeshëm, por një lloj thike pas shpine për Republikën e Kosovës.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme