Therje me thikë në Podujevë, një person dërgohet për trajtim mjekësor
Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë në sheshin e Podujevës.
Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.
I lënduari, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë ajo për Klan Kosova.