Therje me thikë në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një i dyshuar
Një përleshje ka ndodhur sonte në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicën e Jugut, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Rreth orës 21:44, është raportuar për një përleshje në Sheshin ‘Mehë Uka’ në Mitrovicë, ku dy persona të moshës madhore kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Sipas informatave të para, lëndimet dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar, ndërsa hetuesit policorë po vazhdojnë me veprimet hetimore.