Theret me thikë një person në “Ulpianë”, policia jep detaje - NACIONALE

Theret me thikë një person në “Ulpianë”, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës , Flora Ahmeti, ka konfirmuar lajmin për therjen me thikë të një personi në mëngjes e sotëm në lagjen “Ulpiana”.

Ajo ka bërë me dije se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas saj, policia ka nisur hetimet për rastin.

“Sot rreth orës 09:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si ‘lëndim i rëndë trupor’”, ka thënë Ahmeti, raporton Express.

Lajme të ngjashme