Theret me thikë një person në Mitrovicën Veriore, policia sekuestron një armë dhe granatë dore
Një person është sulmuar dhe ther me thikë në Mitrovicën Veriore nga një i dyshuar i cili ndodhet në arrati.
Sipas raporti 24 orësh të PK-së, policia në vend të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.
Rasti është hapur “vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE
MitrovicË Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.