Theret me thikë një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Theret me thikë një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është therur me thikë një person në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndonëse viktima ka pranuar tretman mjekësor.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Dëshmorët e Kombit, Gjilan 17.12.2022-22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme