Theret me thikë nga dy persona në Kaçanik – të dyshuarit në arrati
Dy persona akuzohen se kanë therur me thikë një tjetër person në një ngjarje që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Ismail Raka në Kaçanik, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima është transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik me dy plagë në shpinë ku edhe i është dhënë ndihma e parë.
Për shkak të plagëve të rënda, ai është dërguar me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ku tani po merr trajtim nga personeli mjekësor.
Për ngjarjen është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët më kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervistuar viktimën.
Sipas dëshmisë së tij, ai nuk ka mundur të identifikojë dy personat që kanë kryer veprën, pasi të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
Prokurori ka urdhëruar hapjen e rastit për “Lëndim trupor”, ndërsa pas kapjes së të dyshuarve do të ndërmerren procedura të tjera ligjore.