Themelohet nëndega e PDK-së në Hörby të Suedisë, Reçica: Do të vazhdojmë shtrirjen e strukturave
Koordinatori për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë shtrirjen e strukturave të saj në të gjithë Suedinë.
Reçica në Facebook ka njoftuar se është themeluar nëndega e PDK-së në Hörby të Suedisë!
“Së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun dhe me kryetarin e Degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziun, morëm pjesë në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Hörby, me ç'rast kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Lulëzim Sopjani dhe po ashtu kryesia në përbërje të katër anëtarëve”, ka shkruar ai.
Tutje ka treguar se në takim ishin të pranishëm bashkëveprimtarë, intelektualë dhe aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe struktura të tjera drejtuese të Degës së PDK-së në Suedi.
