The Independent shkruan për Kosovën e Dua Lipës: Shpërndan thirrjen për liberalizim të vizave
“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar”, ka shkruar këngëtarja, përcjell The Independent.
Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës.
Ndërsa këngëtarja e “Don’t Start Now” u rrit në Britaninë e Madhe, prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës dhe familja u kthye në Prishtinë kur ajo ishte tetë vjeç, menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë.
Lipa mori medaljen dhe certifikatën speciale të ambasadores së nderit të premten ndërsa vizitoi vendin për Festivalin Sunny Hill, një ngjarje e muzikës live organizuar nga Lipa dhe babai i saj (5 gusht).
Këtë titull ia ka dhënë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Duke ndarë foto nga ngjarja në Instagram, Lipa shkroi: “Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim.
“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar. Faleminderit."
Ajo ndau edhe letrën që Osmani-Sadriu i dërgoi Lipës duke e ftuar atë të marrë çmimin, shkruan The Independent.