The Geopost pretendon se ka dëgjuar nga burime të MUP-it serb: "Dikush e tradhtoi Vuçiqin" për aksionin e djeshëm - NACIONALE

The Geopost pretendon se ka dëgjuar nga burime të MUP-it serb: "Dikush e tradhtoi Vuçiqin" për aksionin e djeshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjërat po bëhen keq e më keq për presidentin serb Aleksandër Vuçiq pas shpartallimit që dje iu bë grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Mediumi The Geopost ka postuar në Twitter një informacion mjaft të rëndësishëm. Aty thuhet që Vuçiqi është ‘tradhtuar’ nga dikush.

“Dikush, dje e ka tradhtuar presidentin Vuçiq për rezistencën në veri të Kosovës, ku të paktën 6 serbë janë vrarë. Kjo e zvogëlon besimin në të nga serbët e Kosovës dhe e shkatërron pozicionin e Serbisë në dialog,” – ka thënë një burim për The Geopost nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Deri më tash dihet për katër terroristë serbë të vrarë në aksionin e djeshëm. Por, numri i tyre mund të jetë më i madh.

Në anën tjetër, nuk dihet se për çfarë tradhtie është saktësisht fjala. Nëse dikush brenda Manastirit mund të dëshmojë se i gjithë plani i djeshëm ishte bërë nga Vuçiqi apo për shkak të dështimit të gjithë operacionit.

Kujtojmë se Dioçeza e Rashkës/Prizrenit është distancuar nga terroristët duke thënë se ata kishin hyrë me dhunë në të.

Lajme të ngjashme