Deputeti i VV-së, opozitës: Ku është përfitimi juaj pasi që e dërguat në Kushtetuese ngritjen e pagës minimale? - NACIONALE

Deputeti i VV-së, opozitës: Ku është përfitimi juaj pasi që e dërguat në Kushtetuese ngritjen e pagës minimale?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka reaguar pasi që opozita ka dërguar në gjykatë kushtetuese ligjin për pagë minimale.

Thaçi ka përkujtuar edhe dërgimin e ligjit për çmimin tavan të produkteve bazë, duke thënë se opozita mendonte për përfitimet e supermarkete të tyre.

Ai tutje ka shtuar se ku është përfitimi i tyre pasi dërguan në Kushtetuese Ligji për Pagën Minimale.

Kur e dërguan në Kushtetuese ligjin për çmimin tavan të produkteve bazë, sigurisht që mendonin për përfitimet e supermarketeve të tyre, por tani kur e dërguan në Kushtetuse ngritjen e pagës minimale a thua ku është përfitimi i tyre?! Apo ndoshta përsëri problemi është tek supermarketet?” – ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme