Thaçi: Kurti nuk ka takat për t`i ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë - NACIONALE

Thaçi: Kurti nuk ka takat për t`i ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka vazhduar kritikat qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Ky i fundit, ka thënë Thaçi, duke u përzier në zgjedhjet në Maqedoni nuk ka për qëllim t`i ndihmojë shqiptarët e Maqedonisë.

Në një intervistë për Tëvë1, ai ka thënë se Kurti ka qëllime tjera.

Shqipërinë e doni ju, doni ta bëni ‘Shqipërinë e Madhe’, doni ta bëni ‘Shqipërinë Etnike’. Edhe unë jam i detyruar para njerëzve të mi të flas me përgjegjësi dhe t’u them, Albini vëllazën ka qëllime tjera, nuk ka qëllime me u ndihmu juve shqiptarëve të Maqedonisë. Jo që s’don, por nuk ka kurrfarë takati, nuk ka takat ai me bë këtë. Ne jemi përcaktua drejt hapësirës kulturore perëndimore qëllimisht po them kështu dhe mos e dëgjoni këtë politikë që ka të bëjë me inate grupore dhe.. edhe unë bëjë pjesë, nuk jam melaqe unë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka bërë me dije se me qasjen e tij Kuri po i sjell probleme Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, Perëndimi ka filluar ta humb ndjeshmërinë ndaj shqiptarëve.

Shumë na e keni ngushtuar hapësirën si Kosovë. Pse po e them. Se ne çdo kërkesë që e vendosim mirë, natë e ditë e analizojmë, pyesim profesorë, diplomatë që kërkesa jonë të mos shkoj ndesh me gjendjen në Kosovë. A ju lutem por ne si mundemi, 900 mijë njerëz, a e dini çfarë komuna kemi ne ka 150 mijë banorë krejt shqiptarë. ‘uuu na jepni Zajdenicën boll është’…për besë po. Këtë që e kërkon Serbia në Kosovë boll është por nuk flasim me këtë fjalor. Pa diskutim është paralele e drejtpërdrejt që shkon dëm. Nuk flasim me këtë për shkak se gati bashkësia ndërkombëtare, perëndimi e ka humb ndjeshmërinë e tolerancës ndaj neve shqiptarëve për shkak të halleve të veta që. Ne shumë kujdes kemi kur flasim”, është shprehur Thaçi.

Lajme të ngjashme