Thaçi: Drama e zgjedhjeve në Maqedoni, rrezikon të rrëshqas drejt një krize - NACIONALE

Thaçi: Drama e zgjedhjeve në Maqedoni, rrezikon të rrëshqas drejt një krize

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Menduh Thaçi i PDSh-së, njëherit nga Fronti Evropian, thotë se drama e zgjedhjeve në Maqedoni, rrezikon të rrëshqasë drejt një krize.

“E pranoj që duhet shpeshehërë disa gjëra të shkojnë drejt komikes, të mos duket drama e randë.

Drama në Maqedoni është shumë e randë.

Parakontaktet e mia me VMRO janë që drama mund të rrëshqasë drejt tragjedisë, po të rrijë në dramë.

Fjalori që përdorë lideri i VMRO-së mund ta përdorë ndaj gjithkujt, po kundrejt Frontit jo dhe kundrejt Ali Ahmetit jo.

Ai fjalor është fjalor që çon drejt krizës dhe përplasjeve etnike.

Nëse ndryshimet kushtetuese i mohon VMRO dhe tenton ta ngecë procesin, situate mund të çojë drejt krizës së madhe.

Është ai kanali që duhet të vendoset të mbërrijmë drejt një qeverisje stabile që ka kapacitete të merret me reforma të randa.

Nëse ne prej kësaj situate nuk dalim me qeverisje stabile, jemi shumë afër të rikthimit të situatës së vitit 2001.

Nuk është situatë për të bërë shaka.

Unë do të bëj maksimumin që të mos vijmë deri te kjo. Mund të vijë edhe në tragjedi.

Ai tha: ua di vendet dhe njerëzit ku i keni grupet e armatosura ndërsa në anën tjetër mendon se me këta do të bëjë kompensimin e legjitimitetit të plotë të shqiptarëve”, deklaroi Thaçi te Blendi Fevziu.

Lajme të ngjashme