Thaçi: Ata që përkrahen kalimin e Graincës në VV, duhet të heshtin për kalimin Kicës në LDK - NACIONALE

Thaçi: Ata që përkrahen kalimin e Graincës në VV, duhet të heshtin për kalimin Kicës në LDK

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Jusuf Thaçi ka kërkuar nga ata që e kanë përkrahur kalimin e deputetes Grainca nga PDK-ja në LVV, të heshtin për kalimin eventual të deputetes Kica nga grupi parlamentar i LVV-së në atë të LDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të dy rastet janë të padrejta.

Postimi i plotë i Thaçit:

Ata që heshtin ose e përkrahin veprimin e padrejtë të dikujt në rastet kur kjo padrejtësi ju konvenon, atëherë të tillët së paku duhet të heshtin kur ballafaqohen me veprimin e njëjtë, por që nuk ju konvenon.

Thënë ndryshe: ata që kanë heshtur (nuk e kanë kundërshtuar) ose edhe e kanë përkrahur kalimin e deputetes Grainca nga grupi parlamentar i PDK-së në atë të LVV-së, së paku duhet të heshtin (nëse jo ta përkrahin) për kalimin (eventual) të deputetes Kica nga grupi parlamentar i LVV-së në atë të LDK-së.

Sa për mua, të dyja këto raste (nëse kjo e fundit zyrtarizohet), si edhe rastet tjera të ngjashme, janë veprime të padrejta dhe kam reaguar njëjtë në të gjitha rastet e tilla, pavarësisht se në cilin drejtim partiak ka qenë shigjeta e kalimit të deputetit/es.

Lajme të ngjashme