Tetë të vdekur nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Serbi - NACIONALE

Tetë të vdekur nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tetë njerëz vdiqën dhe shtatë të tjerë u lënduan nga një zjarr që shpërtheu në orët e hershme të së hënës në një shtëpi për kujdesin ndaj të moshuarve në Barajevo të Serbisë, raporton mediumi “Danas”.

Ministri i Punës, Nemanja Staroviq, tha se ka shenja që rasti mund të jetë zjarrvënie.

Zjarri u shua dhe një numër i madh i zjarrfikësve e kamionëve të tyre morën pjesë në operacion, raporton transmetuesi publik serb.

Luka Çaushiq, drejtor në detyrë i Departamentit të Situatave Emergjente në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se shtatë persona kanë pësuar lëndime dhe 13 janë shpëtuar.

Sipas tij, duke i cituar të dhënat e para që autoritetet i kishin, në shtëpinë e të moshuarve ndodheshin rreth 30 banorë.

Lajme të ngjashme