Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shifra të frikshme janë paraqitur sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti të PK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Siç bëhet e diture, pesë raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Gjilianit dhe një në Prizren.

Raportet e plota për të gjitha këto raste:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë, 02.10.2023 - 11:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë, 29.09.2023 - 23:00. Viktima femër kosovare ka raportua se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë. 02.10.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan. 02.10.2023 – 19:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortit të tij viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë. 02.10.2023 - 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave një femër dhe një mashkull kosovar (familjarëve të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNE NË FAMILJE

Partesh. 02.10.2023 – 16:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull serb kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull serb kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjilan. 02.10.2023 - 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren. 02.10.2023 - 11:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme