Derisa po peshkonte afër Ibrit, serbit ia shpërthejnë tri gomat e veturës në Zveçan - NACIONALE

Derisa po peshkonte afër Ibrit, serbit ia shpërthejnë tri gomat e veturës në Zveçan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një serb i Kosovës është ankuar në Policinë e Kosovës se gjatë kohës sa po peshkonte afër lumir Ibër persona të pa njohur i kanë shpërthyer tri gomat e vetruës në Zveçan.

Sipas policisë, vlera e dëmit është 150 euro.

Raporti i plotë:

DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË

Zveçan 02.10.2023 – 17:40. Ankuesi mashkull serb kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke peshkuar afër lumit Ibër, persona të pa njohur me mjetë të fortë i kanë dëmtuar (shpërthyer) tri goma të veturës së tij, me vlerë rreth 150€. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme