Terras në veri, nis takimet me përfaqësues politikë të serbëve
Në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut, Raprotuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka nisur takimet me përfaqësues politik të komunitetit serb, rapoortoi Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Siç njoftoi dje në konferencë për media në Prishtinë, Terras do të shkojë të shohë nga afër edhe infasstrukturës jetike ujore, kanalin e Ibër-Lepencit që ishte shënjestër e një sulmi terrorist.
Terras dje suspendoi gjykimet mbi çështjet Kosovë-Serbi, duke thënë se i duhet kohë të (mirë)informohet nga të gjitha palët në mënyrë që, siç tha ai, të krijojë një fotografi objektive për ngjarjet.