Tërmkolli: Qeveria do të tërhiqet nga vendimi për targat
Ish-deputetja e LDK-së, Meliahte Tërmkolli, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës do të tërhiqet nga vendimi për targat.
Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ajo ka thënë se qeveria do të tërhiqet duke dëmtuar interesat e Kosovës.
Sipas saj, ekzekutivi ka gabuar që nuk e ka pranuar kërkesën amerikane për shtyrjen e vendimit për targat.
“Këto qëndrimet “as me shehër e as me Barilevë” gjithmonë sjellin telashe të mëdha, sepse tërheqja nënkupton një qëndrim jo të mirë të Qeverisë, kurse mbajtja e tij është edhe më e dëmshme. Mësa po shoh unë, Qeveria do të tërhiqet, por do të tërhiqet duke e dëmtuar interesin e Kosovës. Sepse nuk po bëhen tërheqja për atë që e ka paraqitur ShBA-ja, por po shkojnë në Bruksel për të biseduar me Serbinë për tërheqjen nga vendimi për targat. Kjo është katastrofale”- ka thënë ajo.
Takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksander Vuçiq për çështjen e targave pritet të mbahet nesër në Bruksel.