Tërmkolli: Osmani më shumë është vlerësuar si presidente e VV-së - NACIONALE

Tërmkolli: Osmani më shumë është vlerësuar si presidente e VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka drejtuar kritika të shumta ndaj presidentes Vjosa Osman.

Në emisionin “Pressing”, ku po diskutohet për dallimet e kryeministrit Kurti me presidenten Osmani, ai e ka thënë se Osmani më shumë është vlerësuar si presidente e VV-së.

Ajo ka bërë me dije se dallimet në mes të Kurtit dhe Osmanin nuk thonë asgjë.

Ne e dimë që shumë herë është vlerësuar si presidente e Vetëvendosjes sesa një presidente që përfaqëson unitetin e popullit. Prandaj, mendoj që këto që po ndodhin tash janë më tepër do sekuenca që përpiqen mi shpreh disa dallime të cilat në esencë nuk thonë shumë dhe nuk ndryshojnë kurgjë. Realisht nuk ka ndryshu kurgjë ne qeverisje”, ka thënë Tërmkolli.

Presidentja Osmani është kritikuar edhe nga dy analistët tjerë në studio, Valon Syla dhe Ilir Mirena.

Ndërsa, presidentes Osmani i ka dal në krah analistja Zana Avdiu.

Lajme të ngjashme