Tërmkolli: Kontributi i grave shqiptare për liri e demokraci s`mund të fshehët nga një "Fake Presidente”
Aktivistja e njohur e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet për herë të parë në Prishtinë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kontributi grandioz i grave shqiptare për liri, pavarësi, paqe dhe demokraci nuk mund të fshehët nga një "Fake Presidente”.
“Historia, pra edhe roli dhe kontributi grandioz i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, Paqe e Demokraci, nuk mund të fshehet nga askush, aq më pak nga një " Fake Presidente". Nderim të gjitha grave që punuan e sakrifikuan dhe ende punojnë për këtë vend!”, ka shkruar Tërmkolli.