“Termi ‘masakër’ i përdorur nga Walker hapi rrugën për bombardimin e Serbisë”: The Washington Post shkruan për 25 vjetorin e Reçakut - NACIONALE

“Termi ‘masakër’ i përdorur nga Walker hapi rrugën për bombardimin e Serbisë”: The Washington Post shkruan për 25 vjetorin e Reçakut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prestigjiozja amerikane “Washington Post” i ka kushtuar një artikull homazheve të kryera në Raçak të Shtimes duke rikujtuar se Masakra e Reçakut e kryer nga ushtria serbe – që vranë 45 civilë shqiptarë – ishte “një ngjarje që shkëndijoi intervenimin ndërkombëtarë për t’i dhënë fund luftës në vitet 1998-1999”.

Ish-diplomati amerikan William Walker, 88 vjeç, i cili drejtoi një mision të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i ngarkuar me mbikëqyrjen e një marrëveshjeje armëpushimi, ishte gjithashtu i pranishëm. Përdorimi i termit ‘masakër’ nga Walker për të përshkruar vrasjet në Reçak hapi rrugën për një fushatë 78-ditore të bombardimeve të NATO-s të forcave serbe që përfundimisht i dha fund luftës. Ai nderohet si hero në Kosovë”, thuhet në artikull.

Lajme të ngjashme