Tërmet në Teheran - NACIONALE

Tërmet në Teheran

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me fuqi prej 4,6 shkallësh u raportua të martën në kryeqytetin iranian, Teheran, sipas mediave shtetërore, të cilat e cituan qendrën sizmologjike të vendit.

Sipas kësaj qendre, epiqendra e dridhjes ishte 10 kilometra nën sipërfaqe, transmeton agjencia “Reuters”.

Nuk pati raportime për viktima apo dëme materiale nga tërmeti që ndodhi në kufirin mes Teheranit dhe Mazandaranit, sipas televizionit shtetëror iranian, IRIB.

Lajme të ngjashme