Tërmet në Shqipëri - NACIONALE

Tërmet në Shqipëri

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Trash të Elbasanit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas të dhënave të EMSC-së, lëkundjet sizmike janë lokalizuar në Shqipërinë qendrore, mes zonave të Elbasanit dhe Lushnjës. Epiqendra ka qenë rreth 22 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 16 kilometra në verilindje të Lushnjës.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete përreth, ndërsa thellësia e tij vlerësohet të ketë qenë mes 15 dhe 20 kilometrash.

Lajme të ngjashme