Tërmet në orët e hershme të së enjtes në Kosovë - NACIONALE

Tërmet në orët e hershme të së enjtes në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me fuqi prej 4,2 shkallësh ndodhi në orën 1 e 46 minuta pas mesnatës në vendin tonë.

Sipas Vëzhguesit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në jugperëndim të Prizrenit, afër kufirit me Shqipërinë.

Shemsi Mustafa, udhëheqës i rrjetit sizmologjik, tha se fuqia e tërmetit ishte 3,9 shkallë të Rihterit, ndërsa epiqendra e dridhjes ishte 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 15 kilometra në verilindje të Kukësit, më saktësisht në fshatin Vërmicë.

Lajme të ngjashme