Tërmet në Kinë, shtatë të vdekur nga lëkundjet vdekjeprurëse - NACIONALE

Tërmet në Kinë, shtatë të vdekur nga lëkundjet vdekjeprurëse

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një tërmet me magnitudë 6.6 ka goditur Kinën jugperëndimore, duke lënë të vrarë të paktën shtatë persona.

Bëhet e ditur se tërmeti ka goditur në provincën Sichuan, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas mediave lokale, tërmeti ka ndërprerë linjat e telekomunikacionit dhe ka shkaktuar rrëshqitje dheu duke sjellë “dëme serioze”.

Sipas transmetuesit shtetëror CGTN, më shumë se 500 personel shpëtimi janë dërguar në epiqendër, ndërsa punëtorët janë duke pastruar rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut.

Lajme të ngjashme