Tërmet në Austri - NACIONALE

Tërmet në Austri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me fuqi prej 4 shkallësh të Rihterit u regjistrua të martën herët në mëngjes në Austri.

Faqja “Volcano discovery” raporton se epiqendra e dridhjes ishte vetëm 5 kilometra nën sipërfaqe dhe tërmeti është ndier në një zonë të gjerë.

Sipas kësaj faqeje, tërmeti ndodhi në orën 5 e 50 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, 44 kilometra në jugperëndim të Salzburgut.

Lajme të ngjashme