Tërmet me magnitudë 4.7 në Zvicër - NACIONALE

Tërmet me magnitudë 4.7 në Zvicër

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Zvicra është goditur sot nga një tërmet i fortë 4.7 ballësh.

Sipas Blick.ck, studiuesit kanë thënë se dridhje të tilla në Zvicër ndodhin çdo 10-20 vjet, ndërsa kanë paralajmëruar për pasgoditje.

“Ka të ngjarë që pasgoditje të mëtejshme, të cilat gjithashtu mund të ndihen, të ndodhin në orët dhe ditët e ardhshme”, kanë thënë studiuesit.

Sipas tyre, tërmetet në rajonin e prekur nuk janë të pazakontë, por ndodhin shumë rrallë në këtë magnitudë.

Lajme të ngjashme