Tërmet i fuqishëm prej 7,3 shkallësh në Meksikë, dridhen edhe Guatemala e El-Salvadori - NACIONALE

Tërmet i fuqishëm prej 7,3 shkallësh në Meksikë, dridhen edhe Guatemala e El-Salvadori

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një tërmet i fuqishëm në jug të Meksikës të premten i drodhi edhe vendet fqinje, Guatemalën dhe El-Salvadorin.

Sipas Vëzhguesit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), fuqia e tërmetit ishte 7,3 shkallë të Rihterit, raporton televizioni CNN.

Epiqendra e dridhjes ishte 48 kilometra në jugperëndim të qytezës bregdetare meksikane, Aquiles Serdan, e cila ndodhet në shtetin Chiapas të Meksikës, sipas USGS-së.

Dridhja duket se ka shkaktuar dridhje mesatare deri në të rënda përgjatë bregdetit.

Lajme të ngjashme