Tërmet i fuqishëm në perëndim të Turqisë, kamera kap macet e frikësuara në dhomë
Një tërmet me fuqi prej 6 shkallësh ka ndodhur në një zonë në perëndim të Turqisë, afër qytezës Duzce, rreth 210 kilometra në lindje të qytetit më të madh turk, Stamboll.
Dridhjet ishin mjaftueshëm të fuqishme për t’u ndier edhe në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona janë lënduar, sipas zyrtarëve turq.
Ka raportime për pengesa ndaj furnizimit me rrymë në rajon si dhe thuhet se disa banorë kanë kërcyer nga ballkonet e shtëpive, raporton televizioni BBC.
Një tërmet tjetër më i vogël, me fuqi prej 4,7 shkallësh, u raportua 20 minuta pas dridhjes më të fuqishme.
Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se nuk ka informata për ndonjë të vdekur.
Më vonë, agjencia për fatkeqësi tha se 37 eprsona janë lënduar në Duzce, një në Stamboll, gjashtë në Zonguldak, një në Sakarya dhe një në Bolu.
Në fotografitë e publikuara në internet shihen shumë njerëz që kishin dalë jashtë, të mbuluar me batanije dhe duke u ngrohur pranë zjarreve.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, nga pamjet e një kamere të sigurisë shihen orenditë duke u lëkundur fort brenda një dhome dhe dy mace të frikësuara, të cilat e vërejnë dridhjen dhe mundohen të ikin.
Footage of the moment 5,9 magnitude #quake hit Düzce in northern Turkey. Tremors also felt across Istanbul and Ankara. 18 aftershocks recorded. No casualties or major damage reported so far. In Nov 99 in a 7,2 quake that hit Düzce over 800 ppl were killed pic.twitter.com/PUkZxGjl9N
— Selin Girit (@selingirit) November 23, 2022