Tërmet i fuqishëm në Greqi
Një tërmet me fuqi prej 5,7 shkallësh ndodhi të premten herët në perëndim të ishullit Peloponez të Greqisë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdetahre.
Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme nga dridhja që u ndie edhe në kryeqytetin grek, Athinë, si dhe deri në ishullin jugor të Kretës, shkruan “Daily Sabah”.
Epiqendra e tërmetit ishte nën shtratin e detit afër ishujve Strofades, rreth 129 kilometra në jugperëndim të qytetit Patras, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.
Greqia shtrihet në zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe tërmetet janë të zakonshme. Shumica e dridhjeve nuk shkaktojnë të lënduar dhe pak ose aspak dëme materiale.