Teoria e Gazmir Racit: Mesazhet Mihali-Krasniqi dëshmojnë se VV-ja s’ka lidhje me mafinë energjetike - NACIONALE

Teoria e Gazmir Racit: Mesazhet Mihali-Krasniqi dëshmojnë se VV-ja s’ka lidhje me mafinë energjetike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti i pavarur, Gazmir Raci, ka komentuar mesazhet e publikuara nga Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit e Nagip Krasniqit.

Sipas Racit, këto mesazhe dëshmojnë se VV-ja nuk ka lidhje të forta me mafinë energjetike.

“Komunikime interesante, më bëri përshtypje se sipas këtij komunikimi po del që zonja Mihali ose VV-ja nuk paska qaq lidhje të forta me mafinë energjetike, kompaninë sllovene. Është thënë shumë se është bërë me dijeninë e tyre, kjo po na tregon se nuk janë të lidhur me mafinë. Ia dërgon një link, i bjen që nuk e ka këtë informatë”, tha Raci në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme