Teologu që kishte aderuar në VV: "Dënoj ashpër aktin makabër të djegjes së Kur'anit në Suedi"
Teologu që kishte aderuar në Vetëvendosje, Mustafë Bajrami ka dënuar “ashpër” sulmin e djegies së Kuranit nga disa aktivistë Suedi.
Bajrami ka thënë në Facebook se: “Dënoj ashpër aktin makabër të djegjes së Kur'anit...!”
Më tej, ai ka treguar se sot xhamitë në Turqi janë mbushur plot “si përgjigje ndaj djegjes makabër të Kur'anit para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.”
Shkrimi i plotë i tij:
90 mijë xhami në Turqi sot janë mbushurur me xhematë në namazin e sabahut si asnjëherë më parë.
Reshtat e njerëzve arritën në kilometra gjatësi për të zënë vend në safat e xhamive.
Në Aya Sofia të Stambollit ishte mah'sher i vërtetë. Miliona njerëz u falën edhe nëpër rrugë, sepse xhamitë nuk i nxinin.
E gjithë kjo erdhi si përgjigje ndaj djegjes makabër të Kur'anit para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.
Sa akt i shëmtuar, armiqësor, frikësues e nxitës kundër Islamit dhe muslimanëve kudo qofshin në botë.
E megjithatë, them unë nga Prishtina, siç ka thënë Kur'ani i Madhërishëm, se edhe po mblidhen të gjithë tok e të bashkëpunojnë me djajtë e me exhinët tyre, nuk do të mund ta shuajnë Dritën e Allahut.
Kur'ani i është zbritur gjithë njerëzimit!
Mesazhi i tij i drejtohet çdo qenie të gjallë!
Jo vetëm muslimanëve!
Në çdo vend ku jetojnë!
E në të gjitha kohët!
Deri sa të ketë jetë në këtë botë!
Bile, edhe përtej gjithë kësaj!
Dënoj ashpër aktin makabër të djegjes së Kur'anit...!
