Teologu i VV-së del me një qëndrim për urimin e Dedë Gjergjit: Ai duhet të ngushëllohet - NACIONALE

Teologu i VV-së del me një qëndrim për urimin e Dedë Gjergjit: Ai duhet të ngushëllohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Teologu që kishte aderuar në Vetëvendosjes, Mustafë Bajrami, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë disa fjalë për Ipeshkvin e Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji dhe urimin e tij për shqiptarët me rastin e Krishtlindjeve.

Bajrami ka thënë se Dedë Gjergji duhet të ngushëllohet për humbjen e madhe të shqiptarëve që dikur ishin krishterë e tash janë muslimanë.

Sepse, ku ta di, ndoshta ndjenë dhimbje për të qenurit pakicë brenda një shumice absolute shqiptarësh muslimanë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Bajramit:

Nuk është hera e parë që Dedë Gjergji i uron shqiptarët në stilin "all incusive"!

Bile edhe duke ua rikujtuar shqiptarëve se dikur ishin të krishterë!

Po çuditem me njerëzit që e kritikojnë Dedë Gjergjin pse ky prift uron për festa të krishtera (edhe) shqiptarët që dikur ishin të krishterë e sot janë muslimanë!

Ç'të keqe ka këtu?!

A nuk paskësh të drejtë prifti të 'vajtojë' për humbjen kaq të madhe të katolicizmit ndër shqiptarë?!

Unë mendoj se ai nuk duhet të krikohet.

As të sulmohet.

Përkundrazi, duhet të ngushëllohet.

Sepse, ku ta di, ndoshta ndjenë dhimbje për të qenurit pakicë brenda një shumice absolute shqiptarësh muslimanë.

E rendi e do që shumica duhet ta kuptojë pakicën.

Edhe ta mirëkuptoj.

Pa marrë parasydh se çka mendon pakica.

Unë e kuptoj drejtë Dedë Gjergjin!

Mundohuni ta kuptoni edhe ju...!

Lajme të ngjashme