Tentoi të korruptonte policët me 20 euro, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një tentim të dhënies së ryshfetit ka ndodhur në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka informuar se një qytetar dyshohet se ka tentuar të korruptojë zyrtarët policorë me 20 euro.
“DHËNJA E RYSHFETIT
Lipjan,17.09.2024. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij ka tentuar t’u jep ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë” – shkruhet aty.