Tentohet të dhunohet një grua në Prishtinë - NACIONALE

Tentohet të dhunohet një grua në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka raportuar në Polici se një burrë ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë dhe pa dëshirën e saj në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

TENTIM DHUNIMI

Prishtinë 22.06.2024, 02:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme