Tentim vrasje në Podujevë, FSK-ja e KFOR-i bashkë e largojnë një granatë - NACIONALE

Tentim vrasje në Podujevë, FSK-ja e KFOR-i bashkë e largojnë një granatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, në raportin e tyre 24-orësh, ka njoftuar se një burrë kosovar ka raportuar se persona të njohur kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit, personi ka shtuar se pas shtënies, ata janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes është gjetur edhe një granatë dore, të cilën e kanë larguar bashkë FSK-ja dhe KFOR-i.

“Podujevë 09.11.2023-02:08. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë dhe ndodhet në proces hetimor.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme