Tentim vjedhje në një market në Fushë Kosovë, arrestohen pesë të rinj
Pesë të dyshuar, të rinj, janë arrestuar nga policia kosovare mbi dyshimet se të njëjtët kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një market në Fushë Kosovë.
Personat e dyshuar: “A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar, thonë nga policia.