Tentim arratisjeje në Kampin e Azilantëve në Vranidoll
Më 30 gusht 2025, rreth orës 16:00, dy azilantë shtetas të huaj tentuan të arratisen nga Kampi i Azilantëve në Vranidoll. Sipas policisë, njësitet e saj kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku arritën të ndalonin njërin nga personat e privuar nga liria, ndërsa tjetri mbetet ende në kërkim. Rasti është duke u hetuar.