Tenderi sekret për ushqim në FSK, Mehmetaj pasi Nacionale publikoi dokumentin: Shemsi Syla rrejti, tha s’ka pasë vendim - NACIONALE

Tenderi sekret për ushqim në FSK, Mehmetaj pasi Nacionale publikoi dokumentin: Shemsi Syla rrejti, tha s’ka pasë vendim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Nacionale publikoi dokumentin që tregon se si ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte rrëzuar vendimin zv/ministrit Shemsi Syla dhe sekretarit të Ministrisë, që tenderi për ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së të bëhet konfidencial.

Mehmetaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Syla në një debat kishte gënjyer se nuk ka pasur ndonjë vendim.

“Njerezit ne Kosove e kane kuptu qe ckado qe publikon nje gazetar, me te gjitha dokumentet e faktet, ai vec mundet me thane "kjo eshte shpifje" edhe beson qe ia hodhi.

Shemsi Syla ne Debat Plus po iu dridhe zani hic rrejti tha s'ka pas kurrefare vendimi qe me ba pasulin e gullashin e FSK-se me procedure sekrete.” – ka shkruar ai.

Tutje, Mehmetaj ka thënë:

“Qe dokumenti. Paska pas rrejt d.m.th ne televizion nacional.

Pyyy bre mashtrues bre. I paskeupullt. Rrenc”.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme