Temperaturat e larta në Kosovë: Policia kërkon të kihet kujdes në ndezjen e zjarreve - NACIONALE

Temperaturat e larta në Kosovë: Policia kërkon të kihet kujdes në ndezjen e zjarreve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm pasi temperaturat e larta kanë kapluar vendin.

Shmangja e ndezjes së zjarreve dhe lajmërimi tek autoritetet për çdo person që dyshohet se është i përfshirë në raste të zjarrvënjes, janë dy nga kërkesat e Policisë së Kosovës drejtuar qytetarëve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në njoftim.