Temperaturat e larta: MPB-ja ndalon me vendim ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ndalon ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura. Ky ndalim përfshin djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, si dhe ndalimin e ndezjes për aktivitete rekreative si piknikët dhe përdorimi i fishekzjarrëve.
Përmes këtij vendimi, ndezja e zjarreve konsiderohet vepër penale, dhe ata që e shkelin këtë rregull do të ndëshkohen në përputhje me ligjin në fuqi.
Ministria apelon për një kujdes të shtuar nga qytetarët dhe u bën thirrje të respektojnë këtë ndalim për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga zjarret dhe përhapjen e tyre.
“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij”, thuhet në njoftim.