Temperaturat e larta, IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga i nxehti
IKShPK ka dalë me këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e lartë.
Në një komunikatë për media, IKShPK ka këshilluar që të qëndrohet larg nga i nxehti, të konsumohet ujë dhe të mbahet shtëpia e freskët.
“Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si Valë e të nxehtit me intensitet mesatar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.
Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjet dhe fëmijët nga nxehtësia”, thuhet në njoftim.