Temperaturat deri në 37 gradë Celsius, moti për nesër
Të premten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33°C deri në 37°C.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje shiu.Temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.