Temperatura të larta edhe sot: Parashikimi i motit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.